Orienteering Club  Prishtina

Suported by: 

Orientimi është familje e sporteve që kërkon aftësi drejtimi duke përdorur busullë dhe hartë në mënyrë që të drejtohesh prej një pike në pika të ndryshme, zakonisht në terrene të panjohura dhe duke lëvizur me shpejtësi. Pjesëmarrësve u ipet një hartë topografike, zakonisht e përgatitur në mënyrë speciale për orientim të cilën ata e përdorin për të gjetur pikat e kontrollit. Fillimisht është mbajtur si stërvitje në orientim për oficerët ushtarak.

Orientimi është zhvilluar në disa mënyra, në mes tyre më e vjetra dhe më e popullarizuara është orientimi në këmbë. Orientimi në këmbë shërben si pikënisje për diskutimin e të gjitha variacioneve tjera. Në parim çdo sport që përfshin gara me kohë të caktuar dhe kërkon navigacion duke përdorur një hartë është një lloj orientimi. Orientimi është përfshirë në ngjarjet sportive botërore përfshirë këtu edhe lojërat botërore.

 

Disa prej llojeve të Sportit të Orientimit:


* Orientimi në këmbë
* Orientimi me biçikletë malore
* Orientimi me ski
* Orientimi në shteg
* Orientimi me radio
* Orientimi malor
* Labirinti
* Maratonë malore

* Orintimi për personat me aftsi      te kufizuara
* Orientimi me vetura

Garat aventureske është një kombinim i dy apo më shumë disiplinave të orientimit si pjesë e garës.

Gara ka për qëllim të testoj shkathtësitë e navigacionit, koncentrimit, vrapimit dhe aftësitë tjera të garuesve. Përgatitja e lart trupore dhe shpejtësia në vrapim nevojitën për të garuar suksesshëm në një garë në nivel elite ndërkombëtare.

 

Rrënjët e orientimit i gjejmë qysh në fundin e shekullit të  XIX -të në Suedi ku së pari përdorej për trajnime ushtarake.

 Fjala orientim (orienteering),për herë të parë u përdor në vitin 1886 nga akademia ushtarake " KARLBERG " në Suedi e që ka kuptimin "Kalimi i një toke të panjohur duke përdorur hartën dhe busullën".  Në ditët tona orientimi ka pësuar zhvillim jashtëzakonisht të madh dhe është pjesë e pandashme ditore e jona. 

 

Definicioni i Orientimit në Natyrë. 


Orientim do të thotë aftësi që në hapësirë të panjohur në çdo kohë të përcaktohen anët e Botës (Horizontit) VeriuNorth,

Jugu - South,

Lindja - East,

PerendimiWest

dhe përdoren inicialet: N , S , E dhe W. Te gjitha hartat janë te orientuara ka poli verior.

 

Garuesit e orientimit përdorin mjete të specializuara si:


1. Një busull me shigjetë (gjilpërë)

2. Një kallëp i qartë për hartë që ta mbroj hartën.

3. Një qeskë e qartë plastike e 

veshur në parakrah për të treguar përshkrimin e garës.

4. Mbrojtëse të syrit që të mbrojnë sytë prej insekteve të ndryshme, pluhurit dhe nga era.

5. Një hartë e vendosur në timon ose në parakrah. 

















QËLLIMI I HART


- Harta ofron informata për ekzistencën, vendndodhjen dhe distancën në mes të veçorive në terren, siç janë vendet e populluara dhe rrugët e udhëtimit dhe komunikimit.

- Gjithashtu tregon ndryshimet në terren, lartësinë e veçorive natyrore si dhe hapësirën e mbuluar nga vegjetacioni.


Rregullat e IOF ndalojnë përdorimin e ndihmave, pajisjeve artificiale GPS dhe mjete tjera elektronike të navigacionit.


Orientimi është një sport shum interesant dhe atraktiv njokohësisht është edhe sport i ri i cili u prezantohet qytetarëve të Kosovës.