Orienteering Club  Prishtina

Suported by: 

                      Raporti mbi punën e Klubit të Orientimit "PRISHTINA"

.






Sporti i orientimit është një sport shumë artaktiv i cili pos aftësive fizike, kërkon edhe aftësi mendore. Ky është një sport që përfshin të gjithë njerëzit pa dallim moshe a gjinie.

Sporti i orientimit në Kosovë është sport i ri i cili ka marrë përmasa të mëdhaja dhe me sukses po gjen vend dhe po zhvillohet.

Ky sport, për herë të parë në Kosovë erdhi si pasojë e angazhimit të palodhshëm të disa të rinjëve të ciliët e donin këtë sport, kështu më 16.11.2010 në krye me Kristian Gashin, në fshatin Kishnicë organizohet edhe gara e parë ndërkombëtare me gjatësi mbi 12 km.

Sponzor kryesor në këtë garë ishte kompania "REDBULL" (përfaqësia në Kosovë).

Pas përfundimit të garës, po këta të rinjë me punë aktive të vazhdueshme, më 24.03.2011 filluan edhe formimin dhe rexhistrimin e një klubi zyrtar të orientimit të cilin e emëruan "Klubi i Orientimit PRISHTINA". Kryesia e këtij klubi përbëhej nga: Kristian Gashi - Kryetar, Fisnik Mehmeti - Nënkryetar dhe Enis Avdiu - Sekretar.

Në shtator të vitit 2011, Kosova për herë të parë është përfaqësuar si shtet nga anëtarët e këtij klubi në SEEOC (South East Europian Orienteering Championships) në Krushevë, Maqedoni e që më herët është quajtur Kampionati Ballkanik i Orientimit.

Në nëntor të vitit 2011, Klubi i Orientimit "Prishtina" në krye me Kristian Gashin ka përfaqësuar Kosovën në Turneun Vjeshtor të 44 me rradhë të organizuar nga WWOP (World Wide Orienteering Promotion) në shtetin e Bullgarisë, Turqisë, Maqedonisë, Shqipërisë, San Marinos dhe Italisë.

Si aktivitet i rradhës i klubit, ishte edhe gara e dytë e cila u organizua në bashkëpunim me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK) i cila u mbajt në Kampusin e Univiersitetit të Prishtinës. Kjo garë la përshtypje të paharrueshme tek qytetarët e Prishtinës të cilët shprehën dëshirë për bashkëpunim dhe pjesmarrje në garë.

Për të qenë sa më aktiv, më 22.10.2012 Klubi i Orientimit "Prishtina", në parkun e qytetit të Prishtinës organizoi edhe një garë përbrenda klubit ku u pa gjendja fizike dhe psiqike e anëtarëve si dhe u bë një lloj para-përgatitje për organizimin e garave të tjera të ndryshme ndërkombëtare ose vendore.

Në agjendën e KOP-it ishte edhe organizimi i garës së dytë ndërkombëtare e cila planifikohej të mbahej në Mars të vitit 2013.

Për një organizim sa më të përsosur të kësaj gare, KOP-i filloi me para-përgatitjet intenzive kështuqë edhe përkundër kushteve të liga atmosferike, më 12.03.2013 organizuan edhe një garë përbrenda klubit. Këtu edhe një herë u pa përgatitja e mirë dhe gatishmëria e anëtarëve për organizimin një gare të madhe e presitigjioze.

Pas shumë e dhumë përgatitjeve, në Kampusin e Universitetit të Prishtinës, më 12 Mars 2013 u organizua gara e dytë ndërkombëtare në Kosovë ku gjithsejt morrën pjesë 200 garues, prej tyre 120 ndërkombëtarë nga shtetet mike që kanë njohur Kosovën si dhe nga ato që se kanë njohur siç janë Serbia dhe Izraeli.

KOP-i tani momentalisht është duke implementuar projektin për trajnime rreth orientimit të financuar nga Ambasada Norvegjeze, ku në kuadër të këtij projekti janë krijuar dy grupe në të cilat janë përfshirë shumë komunitete që jetojnë në Kosovë dhe tani grupi i dytë i trajnuar është pothuajse në përfundim të trajnimeve.

Angazhimi i anëtarëve të këtij klubi shihet qysh shumë kohë para krijimit të vetë Klubit të Orientimit "Prishtina", siç është pjesmarrja në garat ndërkombëtare në vitet 2006 dhe 2009 në Suedi, Itali si dhe vende tjera në Ballkan. Tani anëtarët po përgatiten për ta përfaqsuar klubin dhe Kosovën në garat e ardhshme në Suedi, Mal të Zi, Maqedoni dhe vende të tjera.

Qëllim tjetër i ardhshëm i klubit tonë është edhe bashkëpunimi ndërkombëtar me institucione të ngjashme me këtë sport e që anëtarët tonë po bëjnë një punë të palodhshme në këtë drejtim.

Së fundi KOP-i ka marrë ftesa të shumta ndërkombëtare për pjesmarrje në trajnime, saminare dhe gara të ndryshme të cilat mendojmë se do të na ndihmojnë shumë dhe do ta qojnë edhe më tej promovimin e këtij sporti të ri në Kosovë.