Orienteering Club  Prishtina

Suported by: 

"KOP"

"Klubi i Orientimi Prishtina" u themelua më 25.03.2011.

 

Klubi i Orientimi Prishtina ka përafërsisht 50 anëtarë dhe përbëhet nga të gjitha komunitetet.
Anëtarët e këtij klubi kanë marrë pjesë në Akademinë dhe garat ndërkombëtare të orientimit O-RINGEN në Suedi në vitin 2006 - 2009.

Anëtarët e këtij klubi në vitin 2010 ishin organizator të turneut vjeshtor të 43 me radhë të garave të Orientimit në Kosovë të cilin e organizon O-RINGEN në bashkëpunim me promovuesit botërorë të orientimit.

Qëllimi i turneut ishte që t'i vizita në shtetet e ish Jugosllavisë, Kosovë si dhe 8 shtete tjera të Evropës si dhe të promovoj sportin e orientimit(me harta dhe busulla) në Ballkan.

Në shtator te vitit 2011, Kosova ka marrë pjesë si shtet dhe është përfaqësuar nga anëtarët e KOP-it për herë të parë në këtë sport në SEEOC (South East European Orienteering Championships) në Krushevë, Maqedoni (më herët është quajtur Kampionati Ballkanik i
Orientimit).

Në nëntor te vitit 2011 Kosovën dhe Klubin e Orientimit “Prishtina”, e ka përfaqësuar Kristian Gashi në Turneun Vjeshtor të 44 me radhë të organizuar nga WWOP (World Wide Orienteering Promotion) në shtetin Bullgarisë, Turqisë, Greqisë, Maqedonisë, Shqipërisë, San Marinos dhe Italisë.