Orienteering Club  Prishtina

Suported by: 

WWOP Tour (2016)

Gara Ndërkombëtare e Orientimit #orienteering në Prizren

Klubi i Orientimit Prishtina në bashkëpunim me
WWOP (World Wide Orienteering Promotion)
organizojnë Garën Ndërkombëtare të Orientimit në Prizren
08 Nëntor 2016

Detajet e Organizimit:
Gara organizohet me 08 Nëntor 2016 duke filluar në ora 8:00 - 10:00
Ku mbahet: Prizren - Shadervan.
START do të jetë tek Hotel Theranda, ndërsa FINISH tek Shatërvani para ProCredit bankës.
Distanca: do të jetë prej 1.5 km deri në 5 km.
Kush do të jetë pjesëmarrës: Të gjitha grupmoshat dhe gjinit, nga vendi dhe Evropa, si nga Suedia, Norvegjia, Finlanda, Danimarka, Anliga, Turqia, Portugalia etj.
Participimi për pjesëmarrje: Është pa pages

Qëllimi i organizimit të këtij aktiviteti është:
Promovimi dhe zhvillimi Sportit të Orientimit - Orienteering me Harta e Busulla edhe në Kosovë.

A jeni i interesuar të mësoni Orientimin në Natyrë me Harta e Busolla?
Keni dëshirë ta sprovoni vetën në gara sfiduese?
Koha është tani, bashkohu edhe ti!

***JENI TË MIRESARDHUR***

Për më shumë informacione:
Klubi i Orientimit Prishtina
e-mail: [email protected]
___________________________
Kristian Gashi
Mob: +377 44 889 519 (Viber)
e-mail: [email protected]
Facebook: https://www.facebook.com/pages/Klubi-I-Orientimit-Prishtina/179704405415613
Web: www.orienteering-ks.org

Donacione: 1117004508000139 ProCredit Bank.

 Kampi i të Rinjve në Gërmi - Sportet Malore
Ipko Fundation RobotiKS 

Ipko Fundation RobotiKS, në bashkëpunim me Klubin Alpin Prishtina & KOP. 

Trajnim, Sport dhe Shoqërim 


Panairi Eksplorer 

Trajnime SH.F.M.U"Shkolla e Gejlbër" 

Sporti i Orientimit - Orienteering 

Orientimi është familje e sporteve që kërkon aftësi drejtimi duke përdorur busullë dhe hartë në mënyrë që të drejtohesh prej një pike në pika të ndryshme, zakonisht në terene të panjohura dhe duke lëvizur me shpejtësi. Pjesëmarrësve u ipet një hartë topografike, zakonisht e përgatitur në mënyrë speciale për orientim të cilën ata e përdorin për të gjetur pikat e kontrollit. Fillimisht është mbajtur si stërvitje në orientim për oficerët ushtarak.

Orientimi është zhvilluar në disa mënyra, në mes tyre më e vjetra dhe më e popullarizuara është orientimi në këmbë. Orientimi në këmbë shërben si pikënisje për diskutimin e të gjitha variacioneve tjera. Në parim çdo sport që përfshin gara me kohë të caktuar dhe kërkon navigacion duke përdorur një hartë është një lloj orientimi. Orientimi është përfshirë në ngjarjet sportive botërore përfshirë këtu edhe lojërat botërore. më shum...